Komisioni Federal i Komunikimeve i SHBA-së (FCC) ka lejuar SpaceX dhe T Mobile të Elon Musk të ofrojë mbulim për telefonat në zonat e Karolinës së Veriut të goditur nga uragani Helene përmes satelitëve Starlink. FCC shpesh jep miratime të tilla të përkohshme emergjente gjatë fatkeqësive për të ndihmuar në rivendosjen e shërbimeve me valë dhe të internetit në zonat e prekura.
Një zëdhënës i FCC tha se agjencia mbetet e përkushtuar për të ndihmuar në përpjekjet e rimëkëmbjes në shtetet e prekura nga Uragani Helene. “Ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të kthyer lidhjen në zonat e goditura fort dhe për të shpëtuar jetë”-tha zëdhënësi. Ndërkohë, SpaceX ka njoftuar se salitetët janë aktivizuar tashmë dhe kanë filluar të transmetojnë alarme emergjente për telefonat në të gjitha rrjetet në Karolinën e Veriut. Kompania tha se mund të testojë aftësitë bazë të mesazheve (SMS) për shumicën e telefonave në rrjetin T-Mobile në Karolinën e Veriut.
Ndërkaq, më 28 shtator, më shumë se 74% e kullave telefonike ishin jashtë shërbimit në zonat e prekura nga katastrofa të Karolinës së Veriut për shkak të shkatërrimit të shkaktuar nga Helene. FCC tha se shifra ka rënë në 17% ndërsa ekuipazhet po punojnë për të rivendosur shërbimin. Numri i abonentëve të Starlink po rritet me shpejtësi dhe tani thuhet se ka kaluar 4 milionët, nga 2.3 milionë që pretendonte në raportin e progresit të 2023.
Sipas astronomit Jonathan McDowell, aktualisht ka 6,426 satelitë Starlink që rrotullohen rreth Tokës, nga të cilët 6,371 janë në funksion. Megjithatë, duke marrë parasysh shkallën me të cilën SpaceX po lëshon satelitët, kjo shifër së shpejti do të duhet të rishikohet. Seti i fundit prej 20 të tillëve u nis më 25 shtator dhe grupi tjetër pritet të dalë në orbitë më 2 tetor. Ndërsa numrat e Starlink janë mbresëlënës, ka konkurrencë në tregun e brezit të gjerë satelitor. OneWeb, i cili së fundmi u bashkua me Eutelsat, ka 634 satelitë në orbitë, nga të cilët 632 janë funksionalë. Pronari i platformës X dhe CEO i SpaceX, Elon Musk ka pohuar se Starlink është i vetmi sistem i internetit me gjerësi të lartë që mbulon të gjithë planetin.