Bota

SHBA kap kokainë në vlerën $63 milionë pas shkëmbimit dramatik të zjarrit në detin e Karaibeve!

Një patrullë detare në brigjet e Venezuelës qëlloi dhe fundosi një mjet që dyshohej se transportonte droga, ndërsa tre persona përfunduan në det.

Shkëmbimi i zjarrit mes trafikantëve dhe rojës bregdetare të SHBA përfundoi me fundosjen e barkës së të parëve në detin e Karaibeve dhe sekuestrimin e kokainës në vlerë rreth $63 milionë, njoftonin dje autoritetet në Florida në jug të SHBA.

Ata nuk thane se si ishte sekuestruar kokaine para fundosjes se mjetit.

Përballja dramatike ndodhi rreth 40km në veri të Puerto Cabello, Venezuela, kur mjeti detar i rojës amerikane Resolute, në patrullë me anijen holandeze Groningen – identifikuan në ujërat ndërkombëtare të dyshuar se transportonte narkotikë.

Forcat detare qëlluan ndaj mjetit që refuzonte të ndalonte dhe më pas tentoi përplasje me trup me të.

Mjeti trafikantëve të dyshuar raportohet se mori flakë dhe u fundor, ndërsa marinarët amerikanë e holandezë thanë se vepruan “për vetëmbrojtje dhe mbrojtje të të tjerëve, në një situatë kërcënuese për jetën”, sipas njoftimit për shtyp.

Patrullat detare e ajrore amerikane po kërkonin tre të dyshuar që ishin hedhur në ujë pasi barka e tyre mori flakë.

Rajoni i Karaibeve është një nga rrugët më të përdorura detare të trafikantëve të drogave drejt SHBA, ashtu si dhe e trafikut të emigrantëve./TheGuardian/