Bota

SHBA: Forca speciale nga Kenia mbërrijnë në Haiti për të ndihmuar në luftën ndaj bandave!

Një grup oficerësh policie nga Kenia, pjesë e një misioni mbështetjeje të OKB për të vendosur stabilitetin në Hatiti, kanë mbërritur në kryeqytetin Port-au-Prince, sipas rekomandimit të SHBA.

Forcat speciale keniane që kanë luftuar më parë kundër militantëve terroristë në lindje të Afrikës vijnë në Haiti, sipas sekretarit amerikan të shtetit Blinken, për të parandaluar që shteti varfër i Karaibeve “të mos dalë jashtë kontrolli”.

Sot është rihapur pas tre muajsh aeroporti i Port-au-Prince, pasi dhuna kishte detyruar mbylljen e tij.

Mediat në Kenia thanë se 200 oficerë vijnë kësaj jave, në kohën kur presidenti vendit William Ruto, është për një vizitë në SHBA. Një total prej 1,000 oficerë kenianë pritet të bashkohen në këtë mision, madje dhe policë nga vende të tjera si Kili, Xhamaika, Paraguaji, Burindi, Çad, Nigeria e Mauritius.

Duke folur për komisionin e çështjeve të jashtme në senat, Blinken tha se kjo ishte një “mundësi e momentit” për të arritur stabilitetin, duke shtuar se hapja e aeroportit ishte një shenjë progresi për ardhjen e ndihmave.

Praktika e kontestuar e dislokimit të policëve të huaj në vende të caktuara është dënuar si shkelje e të drejtave sovrane por Blinken tha se ‘është kritike’ pas dhunës së nisur prej vitit 2021 me vrasjen mafioze të presidentit të atëhershëm Jovenel Moïse.

Blinken shtoi se “duhet reduktuar patjetër pushteti bandave”.

Kritikët dyshojnë se një tjetër ‘forcë e huaj’ do të sjellë paqe, duke bërë paralelizmin me misionin e marinsave amerikanë të dërguar në Haiti në 1915 pas vrasjes së presidentit Jean Vilbrun Guillaume Sam.

Edhe në Kenia opozita ka dënuar dërgimin e policisë së vendit në një situatë të rrezikshme. “Ky mision është një grackë vdekjeje”, tha zyrtarja opozitare Millie Odhiambo për rrjetin New York Times.