Shawn Mendes ka publikuar së fundmi një këngë të re titulluar “The Mountain” nga albumi i tij i ardhshëm, “Shawn”. Në një video të postuar në TikTok, ai interpreton këngën, e cila duket se adreson thashethemet rreth seksualitetit të tij.
Në tekstin e këngës, Mendes shpreh:
Kam një ndryshim në zemër, mund të thoni atë që doni, mund të thoni se jam shumë i ri ose shumë i vjetër, mund të thoni që më pëlqejnë vajzat apo djemtë, çfarëdo që ju vjen.
Kjo pjesë ka ngjallur duartrëkitje nga turma që e mbështet artistin.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari i hitit “Wonder” përmend thashethemet rreth orientimit të tij seksual. Në vitin 2020, ai shprehu frustrimin e tij në lidhje me spekulimet, duke thënë se ishte quajtur homoseksual që nga mosha 15 vjeçare dhe se kishte pasur shqetësime për tingullin e zërit të tij.
Mendes, i nominuar për Grammy, ka qenë në një lidhje me Camila Cabello për dy vjet, por ata njoftuan ndarjen e tyre në nëntor 2021. Ata e përshkruan këtë vendim si një shkëputje romantike, por theksuan se dashuria e tyre si miq mbetej e fortë.
Pas ndarjes, Mendes dhe Cabello u panë duke kaluar kohë së bashku në fillim të këtij viti dhe u fotografuan duke u puthur në Coachella në prill. Megjithatë, raportet sugjerojnë se marrëdhënia e tyre ka ndryshuar përsëri dhe në qershor, u raportua se Cabello ishte beqare dhe në kërkim të një lidhjeje të re.