Sharon Stone është kthyer pas në kohë, në vitin 2001, duke kujtuar periudhën më të vështirë në jetën e saj. Në një intervistë me ‘Hollywood Reporter’ të publikuar të martën, aktorja e “Basic Instinct” zbuloi se ajo humbi 18 milionë dollarë të kursimeve pas goditjes që pësoi, e cila i shkaktoi një gjakderdhje nëntë-ditore në tru.
Kisha 18 milionë dollarë të kursyera për shkak të gjithë suksesit tim, por kur u ktheva në llogarinë time bankare, gjithçka ishte zhdukur. Frigoriferi im, telefoni im – gjithçka ishte në emrat e të tjerëve. Nuk kisha fare para.
Aktorja 66-vjeçare, vazhdoi të tregojë se trauma e lëndimit ndryshoi mënyrën se si funksionon truri i saj dhe mënyra se si ajo mendon.
Pata një përvojë vdekjeje dhe më pas më kthyen në jetë. Më rridhte gjak në tru për nëntë ditë, kështu që truri im u shty në pjesën e përparme të fytyrës sime. Nuk ishte i vendosur në kokën time aty ku ishte më parë. Dhe ndërsa kjo po ndodhte, gjithçka ndryshoi. Shqisa ime e nuhatjes, shikimi im, prekja ime. Nuk arrija të lexoja për disa vite.
Tani që ajo është shëruar, ylli i “Casino” tha se ishte në gjendje të vazhdonte përpara pasi humbi paratë e saj sepse vendosi ‘të qëndronte e fortë dhe të ecte para’.
Pra, tani jetoj nga gëzimi. Jetoj me qëllim.
Rikujtojmë se, pak muaj më parë, aktorja e njohur Sharon Stone u padit për dëmet që dyshohet se shkaktoi në një aksident automobilistik që ndodhi vitin e kaluar. Aktorja 66-vjeçare e “Basic Instinct” akuzohet se ka tejkaluar shpejtësinë dhe ka bërë manovra të pasigurta me makinën, gjë që ka çuar në përplasjen e saj me një makinë tjetër dhe plagosjen e një gruaje.