I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Elton Tozaj, për të folur mbi luksin që reklamohet nga disa ‘influencer’ në rrjete sociale, e kryesisht TikTok. Një ndër këto të fundit, është dhe Hatixhe Brika, e prezantuar si Hati i TikTok-ut, e cila është kthyer në një fenomen në rrjetet sociale ku promovon jetën e luksit, makinat e shtrenjta dhe veshjet e markave.
Çfarë mendon Elton Tozaj mbi këtë personazh dhe lajmin e bujshëm kur ajo dhe partneri i saj, Jashari, u ndëshkuan nga policia pasi ata publikuan në rrjetete sociale, momente teksa lëviznin me shpejtësi tejë normave të lejuara në zona të banuara?
Është treguar e zgjuar. Shamia është vetëm një karrem. Nëse do ishte vërtet e veshur, duhet të zbatonte disa kode nga Libri i Shenjtë. Ajo ka gjetur mënyrën e duhur duke parë konkurrencën në TikTok. Ka thënë me vete që të gjejë këtë mënyrë. Të tërë u morën me këtë fenomen, ‘si ka mundësi që një vajzë e veshur të bëjë këtë’. Ajo po reklamon një jetë që nuk është e vetja. Pasi u vesh ajo u bë e famshme. Kur e pa që pati sukses, e vazhdoi. Tani të gjithë firmat drejtohen tek Hati. Tashmë, kompanitë kontaktojnë edhe ‘llumin’ dhe i paguajnë me shifra mërramendëse. Unë vetëm një herë kam bërë një reklamë që mora 100 euro, dhe kur dëgjova që dikush që zhvishet ka marrë 1200 euro, thashë: “O Zot”. Jemi treg shumë i vogël që ata të vazhdojnë kaq gjatë, vetëm një vit e gjysmë mund të rezistojnë. Pjesa më e mirë duhet të zhduken nga TikTok-u dhe jo vetëm.