Celebrities Gossip Showbiz

Shakira publikon një këngë, Pique i përgjigjet me foto në Instagram!

Shakira në fillim të kësaj jave publikoi këngën e saj të re ‘Acrostico’ dhe artistja i ka habitur të gjithë me një këngë shumë emocionale në të cilën shpreh disa nga vështirësitë që ka vuajtur gjatë muajve të fundit.

Ajo është kritikuar nga disa për prezencën e fëmijëve të saj në videoklip, të cilët ndërhyjnë në tekst dhe ajo bën disa referenca për ndarjen e saj nga Gerard Pique.

Në video shfaqen edhe Milani edhe Sasha dhe shumë e kanë pyetur veten se si e ka përballuar Pique këtë situatë. Jo për shkak të referencave të mundshme por me BZRP ai tregoi një ‘ndjenjë humori’ të shkëlqyeshëm, duke qeshur vetë me situatën duke mbajtur orën Cassio ose duke u shfaqur në stadiumin Kings League InfoJobs me një Twingo.

Sa i përket zhvillimeve të fundit thashethemet thonë se atij nuk i është thënë gjë rreth kësaj, megjithëse është e paqartë nëse kjo është e vërtetë apo jo.Për momentin, Pique nuk ka thënë asgjë për këtë, ndonëse në ‘Y ahora Sonsoles’ sugjeruan se do të ishte shumë i inatosur.

Ajo që ai ka bërë dhe shumë e kanë marrë si apo përgjigje për ish-partneren e tij, ka qenë postimi i një fotoje të re me Clara Chia, të dashurën e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gerard Piqué (@3gerardpique)

Kjo ka ndodhur edhe më parë. Kur u publikua kënga e Shakirës me BZRP, disa ditë më vonë, Gerard postoi një fotografi me Clara Chian. Tani e ka bërë sërish, por pa asnjë mesazh, vetëm me një zemër portokalli.

Ka nga ata që e shohin këtë si një përgjigje ‘delikate’ të ish-futbollistit, ndërsa shumë të tjerë konsiderojnë se nuk ka të bëjë me asgjë, se është një rastësi dhe se pa u zgjatur ka dashur të ndajë një foto me partneren e tij aktuale.