Ylli i muzikës pop Shakira ka publikuar albumin e saj të ri me një postim në Instagram. Këngëtarja kolumbiane ka publikuar një sërë fotosh ku ka veshur disa veshje mahnitëse për të promovuar këngët e saj të reja. Në mbishkrimin e postimit këngëtarja ka bërë të ditur se albumi i saj i ri do të publikohet më 22 mars.
Titulli i saj është “Las Mujeres Ya No Lloran” dhe ndoshta është një “himn” per ndarjen e saj me Pique, të cilës së fundmi ajo i ishte referuar shumë herë përmes këngëve të saj. Shakira shkroi:
Albumi im i ri, që do të dalë më 22 mars, është ai që kam krijuar me të gjithë ju që keni qenë pranë meje në çdo hap të rrugës. Krijimi i këtij albumi ishte një proces plot alkimi. Ndërsa shkruaja çdo këngë, po rindërtoja veten. Ndërsa i këndoja, lotët e mi u kthyen në diamante dhe dobësia ime në forcë.
View this post on Instagram
Ndërkaq, sipas Mensa International, shoqëria më e vjetër në botë e njerëzve me IQ të lartë, ylli kolumbian Shakira ka një IQ prej 140. Disa muaj më parë, organizata me bazë në Mbretërinë e Bashkuar publikoi një listë të të famshmëve me IQ mbi mesataren. Lista përmban të famshëm si Madonna, gjithashtu me një IQ 140, Quentin Tarantino me 160, James Woods me 180. Raporti përshkruan ata me një IQ më të madhe se 139 si “pothuajse gjeni”.
Mensa është një organizatë globale, jofitimprurëse e fokusuar në njohjen, zhvillimin dhe mbështetjen e inteligjencës njerëzore. Në krye të yjeve inteligjentë janë edhe Rowan Atkinson me 178, Lady Gaga me 166, Ashton Kutcher dhe Matt Damon gjithashtu me 160, Lisa Kudrow dhe Cindy Crawford me 154, Ben Affleck dhe Steve Martin me 142 dhe Sharon Stone me një IQ 154.