Tensioni i vazhdueshëm mes Shakira dhe Gerard Pique vazhdon po në të njëjtin ritëm edhe pas ndarjes së tyre vitin e kaluar. Që nga ajo periudhë dhe deri më sot të dy ata nuk kanë ndaluar së ‘thumbuari’ njëri-tjetrin në intervista të ndryshme apo edhe me këngë në rastin e Shakira-s. Së fundmi gazetarja Lorena Vazquez, tha për emisionin televiziv “Y ahora Sonsoles” se pavarësisht lutjeve të Pique, Shakira ka refuzuar të lejojë fëmijët e tyre, Milan dhe Sasha, të marrin pjesë në dasmën e vëllait të tij Marc Pique më 24 qershor.
Kjo është një ditë e rëndësishme për familjen e Pique. Shakira ka refuzuar me vendosmëri të plotë idenë e zgjatjes së qëndrimit të fëmijëve të saj në Barcelonë përtej afatit të rënë dakord, madje edhe opsioni i kompensimit të saj për këto ditë në të ardhmen nuk e ndikoi atë dhe nuk e bëri të ndryshonte sadopak mendim. Shakira është e vendosur të parandalojë që Milani dhe Sasha të jenë në të njëjtin vend me partneren e Piques, Clara Chia në dasmën e xhaxhait të tyre.
Kjo ngjarje do të shënojë mbledhjen e parë publike familjare të Chias me futbollistin, gati një vit pasi u njoftua lidhja e tyre. Sipas marrëveshjes për kujdestarinë, fëmijët supozohet se do të qëndrojnë në Barcelonë deri më 19 qershor. Pique ka kërkuar që Shakira t’i lejojë fëmijët e tyre të qëndrojnë edhe për pesë ditë shtesë, në mënyrë që ata të mund të marrin pjesë në dasmën e xhaxhait të tyre. Megjithatë, Shakira e ka refuzuar këtë kërkesë. Vazquez shtoi se:
Ne u habitëm shumë që ajo nuk i la fëmijët e saj të shkonin në dasmën e xhaxhait të saj. Gjëja logjike do të ishte që ata të shkonin, por Shakira nuk e ka pranuar. Është shumë e shëmtuar.