Shakira ka publikuar albumin e saj të ri, “Women Don’t Cry Anymore,” në mars të këtij viti, i cili pasqyron përvojën e saj pas divorcit nga Gerard Piqué në vitin 2022, pas një lidhjeje 11-vjeçare. Në një intervistë për “GQ Spain,” ajo ndau vështirësitë e saj në pranim të dobësive emocionale gjatë krijimit të këtij albumi, duke theksuar se procesi i shkruarjes së këngëve ishte një formë shërimi për të.
Ajo që kalova ishte e vështirë, por shkruarja e këngëve më ndihmoi të gjej ngushëllim. Pas ndarjes heshta për shumë muaj, por muzika më dha forcë për të vazhduar
Ajo e përmendi gjithashtu përvojën e saj gjatë regjistrimit të këngës “Sessions 53,” në bashkëpunim me artistin Bizarrap.
I thashë se ndihesha si të isha duke notuar… Ndihesha sikur kisha dëbuar një demon
– shpjegoi ajo në një intervistë. Albumi përfaqëson një kapitull të ri për Shakirën, që shprehet me forcë dhe ndershmëri për ndjenjat e saj pas ndarjes.