Prej disa javësh emrat e Shakirës, Gerard Pique dhe Clara Chia janë në vëmendjen e të gjithëve. Artistja kolumbiane synoi të “thumbonte” çiftin përmes teksteve të këngës së saj më të fundit, Music Session Vol.53. Në bashkëpunimin e saj me Bizarrap, Shakira sulmoi gjithçka që kishte lidhje me babain e dy fëmijëve të saj.
Ndërkohë që kënga është kthyer menjëherë në hit, është raportuar se artistja është duke përgatitur një këngë të re dhe ka zgjedhur një datë shumë të veçantë për ta publikuar. Shakira do të publikojë këngën e saj të re me Karol G më 2 shkurt, e cila nuk është thjesht një datë, por dita kur këngëtarja kolumbiane dhe Pique festojnë ditëlindjen.
Siç u raportua në podcastin e Laura Fa dhe Lorena Vazquez ‘Mamarazzis’, Karol G dhe Shakira punuan shumë për këtë këngë. Ata e regjitruan videoklipin në vetëm dy ditë, ku seancat zgjasin më shumë se 15 orë në ditë. Këngëtarja e famshme kolumbiane u mbështet nga Karol G pas publikimit të Music Session Vol.53. Karol G mori pjesë në një ndeshje NBA midis Memphis Grizzlies dhe Los Angeles Lakers e veshur me një bluzë ku lexonte një frazë që ishte pjesë e tekstit në këngën e re të Shakirës.
Prandaj, thashethemet sugjerojnë se hiti i ri i Shakirës mund të përmbajë referenca për Pique në një mënyrë më delikate dhe më pak të drejtpërdrejtë.