Teksa Pique po shijon lidhjen e re, ylli i pop-it Shakira ka nisur këtë javë xhirimet e videoklipit të saj më të ri me këngëtarin Ozuna. Xhirimet janë bërë brenda një supermarketi dhe kanë vazhduar deri në orët e para të mëngjesit. Por po thuhet se me këtë këngë Shakira do të thumbojë ish-partnerin e saj, Gerard Pique. Gazetari Jordi Martin nëpërmjet një postimi në Instastory-n e tij ka shkruar:
A doni të dini emrin e këngës së re të Shakirës dhe Ozunës? Unë tashmë e kam dhe kujdes! Çfarë thumbi për Gerard Pique po vjen…
Shakira dhe Pique pasi i dhanë fund marrëdhënies 12-vjeçare duket se nuk po kalojnë ditët më të mirë teksa të gjithë mediat dhe paparacët janë me ‘sytë’ tek ta. Së fundmi, ish-çifti i famshëm do të përballen me njëri-tjetrin në gjykatë për kujdestarinë e fëmijëve, por edhe për pasuritë. Ndërkaq, fotografi Jordi Martin ka pohuar se ka diçka që i përket Shakira-s dhe ajo është në në zyrat e Pique në selinë e “Kosmos”.
Paparaci spanjoll së fundmi ka zbuluar gjithashtu se çfarë u tha mes Shakirës dhe Piques kur vendosën të ndaheshin. “Jam i mbingarkuar dhe më duhet pak kohë”, është shprehur mbrojtësi i Barcelonës ndërsa përgjigja e saj ishte: “Mos u shqetëso, unë do të shkoj në Shtetet e Bashkuara për të regjistruar për 17 ditë”.