Pas disa muajsh heshtje nga Shakira, pas akuzave të shumta ndaj isj-bashkëshortit Gerard Pique dhe të dashurës së tij të re Clara Chia, ajo është rikthyer me këngën e re ‘El jefe’. Edhe në këtë projekt, ajo nuk lë pa përmendur tradhëtinë që i ka ndodhur. Në një intervistë të fundit, ajo është shprehur jeta e saj ka ndryshuar drastikisht dhe ajo që vlerëson më shumë tani pas ndarjes është koha që ajo kalon me fëmijët e saj:
Vlerësoj kohën që kaloj me fëmijët e mi, jam me ta. Për shembull, gjatë kësaj vere, unë i’u përkushtova totalisht atyre.
Artistja ka siguruar se i kushtoi më shumë kohë familjes së saj sesa karrierës si artiste dhe se të ishte në Barcelonë ishte shumë e vështirë për t’u marrë me jetën profesionale. Tani që nuk jeton më në Barcelonë, ajo ka konfirmuar se do të lançojë më shpesh muzikë.
View this post on Instagram
“Ka momente trishtimi, nostalgjie dhe muzika ime tani ushqehet nga ai”, tha Shakira. Edhe pse ka ende trishtim në jetën e saj dhe mund të fokusohet në karrierën e saj muzikore, duke folur për këngën e saj ‘Copa Vacia’, ajo ka konfirmuar se është ende e “rrethuar nga minjtë” dhe se këtë vit i është përkushtuar shfarosjes së tyre.
Veç kësaj, artistja ka deklaruar për revistën se jeta e saj ka ndryshuar në mënyrë drastike dhe ëndrrat e saj nuk do të realizohen më:
Ëndrra ime më e madhe ishte të rrisja fëmijët me babanë e tyre, të kisha një familje. Të kapërceja problemet, pengesat dhe të plakem pranë dikujt. E di që nuk do ta kem atë.