Ditën e djeshme u mbajt në New York sfilata vjetore e “Victoria’s Secret” ku rreth 60 modele dhe 8 artistë parakaluan dhe dhanë performancat e tyre më të mira.
Për supermodelen braziliane Adriana Lima kjo ishte sfilata e saj e fundit për “Victoria’s Secret” dhe stafi menaxhues u sigurua që të ishte një moment i veçantë për të.
Organizatorët e kanë surprizuar duke i treguar një video me të gjitha momentet ku ajo ka sfiluar për spektaklin gjë e bëri atë të përlotet gjatë daljes në skenë.
“E dashur Victoria, faleminderit që më tregove botën, që ndave sekretet e tua dhe më e rëndësishmja jo vetëm që më dhe krahë por më mësove të fluturoj” ,-tha ajo nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram.
Adriana Lima është një ndër engjëjt e parë që ka sfiluar për “Victoria’s Secret” që e bëri të njohur në të gjithë botën, por për këtë engjëll koha për të flutuar në këtë show përfundoi pasi aventura të tjera e presin shumë shpejt.