Celebrities Fashion Lajmet e fundit Showbiz

Sfilata e ‘Savage X Fenty Vol. 3’ vjen me surpriza, yjet e famshëm befasojnë me look-un e tyre!

Sfilata e fundit e Rihanna-ës ‘Savage X Fenty Vol. 3’ ishte padyshim një nga sfilatat më seksi të modës e cila është zhvilluar kohëve të fundit. Vepra speciale e shumëpritur e Rihanna-ës ‘Savage X Fenty Vol. 3’ u shfaq edhe në Amazon Prime Video ditën e djeshme. Kjo sfilatë ishte plot me njerëz të famshëm që bënë një prezantim të mahnitshëm të veshjeve dhe të të brendshmeve të markës së miliarderes së famshme.

Ajo çfarë ra në sy dhe mori vëmendjen e të gjithëve ishte paraqitja e nënave modele Behati Prinsloo, Gigi Hadid, Emily Ratajkowski, Irina Shayk madje edhe Cindy Crawford, të cilat u zhveshën për të sfiluar dhe për t’i lënë të gjithë pa fjalë. Pjesë e sfilatës ishin edhe vajza e Madonnës, Lourdes “Lola”, këngëtari Troye Sivan dhe aktoret Sabrina Carpenter dhe Vanessa Hudgens që gjithashtu treguan aftësitë e tyre.

Dhe vetë bukuroshja miliardere ishte pjesë e shfaqjes, e veshur me një body të kuq me printe të lëkurës së gjarprit. Ja se si ishin veshur disa nga të famshmit që morën pjesë:

1. Rihanna

2. Gigi Hadid

3. Cindy Crawford

4. Emily Ratajkowski

5. Vanessa Hudgens

6. Irina Shayk

7. Normani

8. Lola Leon

9. Sabrina Carpenter

10. Troye Sivan

11. Gottmik

12. Behati Prinsloo