Sport

Sfidat me Çekinë e Ukrainën në Ligën e Kombeve/Përcaktohet orari i konferencave e stërvitjeve zyrtare!

Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Nations League ndaj Çekisë (16 nëntor, ora 20:45) e Ukrainës (19 nëntor, ora 20:45) në stadiumin “Air Albania”. Këto dy takime janë shumë të rëndëishme për kuqezinjtë, pasi Kombëtarja lufton për vendin e parë në grupin B1, që do ta kualifikonte automatikisht në Ligën A me ekipet më të mira Europiane.

Grumbullimi zyrtar ka nisur prej ditës së hënë, teksa Kombëtarja po përgatitet intensivisht për dy ndeshjet. Po ashtu është përcaktuar edhe orari i konferencave e stërvitjeve zyrtare për Shqipërinë, Çekinë dhe Ukrainën.

E premte, 15 nëntor 2024

Konferenca zyrtare e Çekisë në stadiumin “Air Albania”, ora 15:45 .

Stërvitja zyrtare në “Air Albania”, ora 16:30.

Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Air Albania”, ora 17:45.

Stërvitja zyrtare në “Air Albania”, ora 18:30.

E shtunë, 16 nëntor 2024

Shqipëri – Çeki, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, Shqipëri

E hënë, 18 nëntor 2024

Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Air Albania”, ora 15:45.

Stërvitja zyrtare në “Air Albania”, ora 16:30.

Konferenca zyrtare e Ukrainës në stadiumin “Air Albania”, ora 17:30.

Stërvitja zyrtare në “Air Albania”, ora 18:00.

E martë, 19 nëntor 2024

Shqipëri – Ukrainë, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, Shqipëri

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e djeshme seancën e dytë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Departamenti i Komunikimi në FSHF bëri të ditur se me grupin në stërvitje nuk ishin vetëm Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami. Të dy lojtarët u bashkuan në mbrëmje me skuadrën, në hotelin ku qëndrojnë të grumbulluar.

Në seancën stërvitore të një dite më parë, po ashtu u bashkuan me grupin edhe Elhan Kastrati, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbnor Muja, Ernest Muçi, si dhe Indrit Tuci. I pranishëm ishte edhe Mirlind Daku, por futbollisti u stërvit vetëm në palestër për shkak të lodhjes gjatë udhëtimit për në Tiranë.

Seanca e sotme stërvitore nisi me punën në palestër e më pas kuqezinjtë zbritën në fushë për përgatitje atletike dhe ushtrime taktike.