Anglia do të luajë kundër Sllovakisë në fazën e 1/8-ave, në Gelsenkirshen, me “Tre Luanët” që duan të rikthehen te fitorja, në mënyrë që të bindin që janë pretendentë në “Euro 2024”.
Ish-sulmuesi anglez, Wayne Rooney ka paralajmëruar yllin e ekipit, Jude Bellingham që të mos bëjë ndonjë marrëzi në këtë sfidë, pasi e ka parë që mesfushori rrezikon të ndëshkohet me karton të kuq pas sjelljes së tij në ndeshjet e grupeve.
Kjo gjë sipas tij do ta dëmtonte shumë Anglinë, e cila nëse kualifikohet, do të ketë përballë Zvicrën ose Italinë në fazën tjetër.
“Tri ose katër herë në pjesën e parë kundër Sllovenisë ai nuk mund ta fshihte zhgënjimin e tij. Ai po kthehej për të parë të tjerët dhe po ngrinte duart lart. Gjuha e trupit si kjo dërgon një mesazh për tifozët, për të shokët e skuadrës, te trajneri.
Kam qenë atje. Unë e di saktësisht pozicionin në të cilin ai është. E kam gjetur veten në atë hapësirë shumë herë në futbollin ndërkombëtar dhe në disa pika të karrierës sime. Shpresoj që zhgënjimi të mos vlojë deri në atë pikë sa të marrë karton të kuq ose bën ndonjë budallallëk dhe lëndohet kundër Sllovakisë.
Gjatë gjithë këtij turneu është dukur sikur ai është përpjekur shumë dhe kur përpiqesh shumë, merr vendime që normalisht nuk i merr.
Ai më kujton veten time në turne të tillë, ku dëshiron kaq shumë të bësh mirë dhe të dish se ti dhe skuadra mund të luani më mirë. Por Jude mos bëj diçka marrëzi”, u shpreh Rooney.