Publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë në duelin e rëndësishëm që do të luhet në orën 20:45 kundër Hungarisë në “Puskas Arena”.
Në portë sikurse pritej do të luhej Etrit Berisha, sikurse asnjë surprize edhe në mbrojtje me treshen Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti.
Nga krahët do të jenë më të shtyrë përpara Trashi nga e majta dhe Hysaj nga e djathta ndërsa në mesfushë do të luajnë Bare, Gjasula dhe Endri Cekici.
Dyshja e sulmit do të jetë e përbërë nga Uzuni dhe Cikalleshi.
Federata Shqiptare e Futbollit publikoi në rrjetet sociale edhe kostumet e lojtarëve në këtë duel, dhe sic shihet ne video, Shqipëria do të luajë në këtë duel me fanelën e tretë.
Sfida e grupit I mund të jetë jetike për të lënë në lojë Shqipërinë në garën për vendin e dytë në rast se nuk humbasin, vecanërisht për të luajtur thuajse gjithcka në përballjen e të martës kundër Polonisë në “Air Albania”.