“Më liii të flaaass”… epo, tani mund të flasin! Janë vëllezërit më të përfolur të momentit dhe në këtë program planifikojnë të jenë po aq të pacensuruar sa në përditshmëri, prandaj as ne nuk e parashikojmë dot se çfarë do të ndodhë në “Më lër të flas”. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, ‘Më lër të flas’ sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.
“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të Top Chanel , i cili moderohet nga Romeo dhe Donald Veshaj dhe ka realizuar me sukses dy sezone me shikueshmëri mjaft të lartë. Faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram ka publikuar trailer-in e sezonit të ri televiziv, duke na treguar kështu pak detaje në lidhje me këtë emision. Dhe ka ndodhur në fakt ajo që nuk pritej. Këtë herë binjakët nuk do të jenë së bashku, pasi ka qenë vetë Romeo që ka lajmëruar se do të jetë vetëm si moderator. Emisioni fillon nga data 24 Mars dhe do të jetë pranë ekranit tuaj çdo të premte.
View this post on Instagram
Të gjithë i mbajmë mend këngët e dashurisë që Donald Veshaj ia kushtoi Bora Zemanit në bashkëpunim me Elgitin, vitin e kaluar gjatë periudhës së “Big Brother Vip 1”. Kënga “TL” (Toxic Love) ishte më e pëlqyera nga publiku dhe në krye të klasifikimeve muzikore. E së fundmi, teksa Donaldi do të marrë një kohë pauzë nga bota televizive, duket se Elgiti ka një surprizë për të gjithë, pasi me postimin e fundit ka lajmëruar se do të sjellë pjesën e dytë të këngës, duke na treguar kështu edhe pak prej saj. “TL2” do të publikohet së shpejti dhe të gjithë duket se mezi janë duke e pritur.