Netflix ka njoftuar se sezoni i dytë i serialit të famshëm “Squid Game” do të debutojë këtë vit së bashku me sezonet e reja të serialeve “The Diplomat” dhe “Empress”. “Squid Game” filloi transmetimin në Netflix më 17 shtator 2021 dhe shpejt fitoi famë si një fenomen i kulturës pop, duke u bërë seriali më i shikuar në historinë e kompanisë. “Squid Game” grumbulloi më shumë se 1.65 miliard orë shikimi në një periudhë 28-ditore.
Aktorët që do të rikthehen përfshijnë Lee Byung-hun që do të luajë rolin e Front Man, ndërsa Wi Ha-jun do të portretizojë Jun-ho dhe Gong Yoo do të luajë shitësin. Shtimi i ri në kast për sezonin e dytë do të përfshijë emra të njohur koreano-jugorë si Yim Si-wan, Kang Ha-Neul, Park Sung-hoon dhe Yang Dong-geun, Park Gyu-young, Jo Yu-ri, Kang Ae-sim, Lee David, Lee Jin-uk, Choi Seung-hyun, Roh Jae-won dhe Won Ji-an.
Hwang Dong-hyuk do të shërbejë si regjisor dhe producent ekzekutiv në sezonin e dytë të serialit, i cili është planifikuar të fillojë prodhimin më vonë këtë vit. Lajmi për rikthimin e serialit “The Diplomat” vjen rreth tetë muaj pasi u rinovua për sezonin e dytë. Seriali “Bridgerton”, i cili prodhohet nga kompania “Shondaland” e Shonda Rhimes, do të fillojë transmetimin e sezonit të tij prej tetë episodave më vonë këtë vit, më 16 maj dhe 13 qershor.
Gjigandi i transmetimit Netflix ka sfiduar pritshmëritë e Wall Street në muajt e fundit të 2023 duke fituar 13.1 milionë abonime në tremujorin e fundit të tyre. Kjo ishte shifra më e mirë tre mujore e regjistruar që nga viti pandemik i 2020-ës dhe i çon abonentët total të Netflix në 260.3 milionë globalisht. Platforma e transmetimit raportoi gjithashtu një të ardhur operative prej 1.5 miliardë dollarë në tremujorin e fundit të tyre, nga 550 milionë dollarë një vit më parë.