Horoskopi Live From Tirana

“Sezon rikuperimesh dhe…”/Ja parashikimi i muaji gusht për shenjat e horoskopit nga Xhiliola Lamaj!

E ftuar në “Live from Tirana” ishte Xhiliola Lamaj për të folur rreth risive që muaji gusht do të sjellë për shenjat e horoskopit. Gushti do të ketë një ndikim reflektues tek shenjat, ndërsa ato fokusohen tek vetja për të ndrequr gabimet. Ja çfarë parashikon Xhiliola…

Pavarësisht se jemi në një situatë të nxehtë vere, kësaj here do të kemi rikuperime. Do të jetë një sezon që duhet të reflektojmë dhe të rikuperojmë gabimet. Në datën 5 gusht ka hyrë Mërkuri në retrogradë dhe kësaj here ‘do t’i luajë fenë’ si asnjëherë tjetër. Në disa prej shenjave do të ndikohet më tepër në drejtimin e financave, në drejtimin e dashurisë, në drejtimin e një sipërmarrje, në drejtimin e një raporti marrëdhënior dashurie ose jo, por dhe familjar mbi të gjitha. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm.