Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën gjatë hapjes së sesionit të ri parlamentar sot në Kuvend.
Gjatë fjalës së saj ajo është shprehur se duhet bashkëpnim mes të gjitha institucioneve e kolegëve, për rritjen e besimit të qytetarëve.
Teksa i është drejtuar edhe opozitës duke theksuar se duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe së bashku të bëjnë më të mirën për interesat e qytetarëve.
Spiropali:
‘’Do të vijojnë punën dy komisionet e posaçme, qëllimi i të cilëve është avancimi i reformave, në mënyrë që të mos ketë asnjë kthim mbrapa.
Mbështetja dhe fuqizimi i institucioneve të pavarura dhe i pavarësisë së degëve të qeverisjes, që ato të rrisin përgjegjshmërinë dhe transparencën para vendit dhe qytetarëve.
Pozitive të bashkëpunojmë për komisionet hetimore, sepse bashkarisht duhet të zbulojmë gabimet e punës së institucioneve dhe të nxjerrim përgjegjësitë.
Opozita të marrë vendin dhe përgjegjësitë e saj në këto komisione të posaçme.
Të provojmë se jemi ligjvënës të denjë, bashkëndërtues të institucioneve dhe bashkëmbrojtës të vlerave demokratike
Të shndërrojmë Kuvendin në një hapësirë lirie, por edhe në arenën e një ushtrimi të vështirë përgjegjësie dhe përgjegjshmërie
Shqyrtimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese do të jetë një ndër prioritetet e Kuvendit gjatë këtij sesioni.
Rritja e përgjegjshmërisë, produktivitetit, transparencës dhe llogaridhënies së Kuvendit përpara qytetarëve do të jenë prioritet i Kuvendit edhe gjatë këtij sesioni.
Mbikëqyrja dhe kontrolli parlamentar, sidomos nga opozita, do të jenë një prioritet i Kuvendit’’, tha Spiropali.