Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Golden Globes” nuk do të transmetohet më në “NBC” vitin e ardhshëm pas polemikave në rritje rreth Shoqatës së Shtypit të Huaj Hollywood (HFPA). Sipas “IndieWire”, “NBC” vendosi që “Golden Globes” nuk do të jetë më në gjendje të transmetohet në rrjet për shkak të kësaj polemike, e cila përfshin faktin se ‘HFPA’ nuk ka anëtarë me ngjyrë në jurinë e votimit që prej vitin 1989, përveç çështjeve të tjera që lidhen edhe me organizimin. Megjithëse, rrjeti tha se ata kishin shpresë që nëse ‘HFPA’ bën ndryshimet e nevojshme në organizatë, ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve mund të jetë në gjendje të transmetohet në “NBC” në 2023-shin.
“Ne vazhdojmë të besojmë se ‘HFPA’ është e përkushtuar për një reformë kuptimplotë. Sidoqoftë, ndryshimi i kësaj problematike kërkon kohë dhe punë, dhe ne ndiejmë fuqimisht se ‘HFPA’-së i duhet kohë për ta bërë atë siç duhet. Si i tillë, NBC nuk do të transmetojë “Golden Globes” në vitin 2022. Duke supozuar që organizata zbaton planin e saj, ne shpresojmë se do të jemi në gjendje të transmetojmë shfaqjen në Janar të vitit 2023.”
‘HFPA’ ka qënë nën vëzhgim që kur ‘Los Angeles Times’ publikoi një raport në Shkurt e cila përfshinte akuza për një “kulturë korrupsioni” dhe mungesë transparence gjatë votimit. Në atë kohë, gjithashtu u pohua se organizata vendosi të mos merrte një konsultë për diversitetin në 2020-ën edhe pas protestave të “Black Lives Matter” që u zhvilluan në të gjithë vendin dhe pjesën tjetër të botës. Për më tepër, raporti gjithashtu përshkroi se nuk kishte asnjë anëtar me ngjyrë në jurinë e tyre të votimit.
Në fillim të Majit, HFPA dha detaje mbi disa nga ndryshimet që ata po bënin në përgjigje të këtij kontrolli. Plani i tyre, i cili u miratua të Enjten, përfshin detaje për rritjen e numrit të njerëzve me ngjyrë në radhët e tyre. Sidoqoftë, shumë organizata dhe personazhe të famshëm kanë folur për të duke thënë se këto ndryshime mund të mos shkojnë aq sa duhet në adresimin e këtyre çështjeve të gjëra.