Seriali satirik i filmave vizatimorë Family Guy ka ironizuar Princin Harry dhe Meghan Markle. Prodhuesit e serialit, i cili është në sezonin e tij të 27-të në Fox, në episodin e tyre të fundit u tallën me marrëveshjen shumëmilionëshe të çiftit me Netflix dhe lanë të kuptohet se marrëveshja është një nga mënyrat e pakta në të cilat ata mund të fitojnë para pasi u larguan nga detyrat e tyre mbretërore në fillim të vitit 2020.
Në episodin e fundit, protagonisti Peter Griffin ulet në një bar dhe mendon se si do t’i kthejë paratë që i ka borxh, përpara se të vendosë se do të “dalë vetëm” ashtu siç bënë Harry dhe Meghan. Më pas skena kalon në një vilë që i ngjan shumë shtëpisë së çiftit në Montecito. Aty të dy shijojnë momente relaksi në pishinë. Në filmat vizatimorë Harry shfaqet me flokët e tij të kuq, ndërsa Meghan është plotësisht e përqendruar në telefonin e saj. Një shërbëtor me pamje britanike i pret dhe u jep një çek.
Në fakt, shërbëtori i afrohet Princit Harry dhe e pyet: “Zotëri, milionat tuaja nga Netflix për… askush nuk e di se çfarë”. Ndërkohë, telefoni i Meganit po bie dhe ajo i thotë të shoqit: “Zemër, është koha për të bërë postimin tonë të përditshëm në Instagram me 250,000 dollarë të sponsorizuar nga Del Taco“. Ndërkaq, ish-bashkëshorti i Meghan Markle, Trevor Engelson, ka të ngjarë të publikojë një libër për marrëdhënien e tij me aktoren. Sipas Mirror, producenti është i vendosur të tregojë gjithçka. Ish-çifti u martua në vitin 2011 dhe u divorcua në vitin 2013, ndërsa lidhja e tyre zgjati gjithsej gjashtë vjet.