“Rrushe” është serial dramë-krim i krijuar nga GjirafaStudios. Një ndër serialet më të mëdha në vend i punuar në mënyrë të veçantë, që do të vijë shumë shpejt në Top Channel.
Seriali më i ri që do të transmetohet në Top Channel i quajtur “Rrushe”, do të jetë shumë më ndryshe se çfarë jemi mësuar të shohim. Është emocionues, dramatik, misterioz, i mbuluar me shumë shtresa e intriga; me vrasje, tradhëti, e dashuri. Mbi të gjitha, “Rrushe” është një dozë e realitetit, e asaj në të cilën kemi kaluar, atë që e përjetuam, por edhe atë që vazhdojmë ta përjetojmë.
Me një ekipë profesional siç është produksioni i GjirafaStudios, me aktorët ndër më të mirë në vend, e me një ngjarje të thellë e të mistershme, ky serial tenton të thyejë barrierat e prodhimeve të zakonshme në vendit.
“Rrushe” është seriali më i madh i prodhuar deri tani në vendin tonë, me numër rekord aktorësh në industrinë tonë filmike (mbi 70), duke përfshirë këtu aktorët si: Enver Petrovci, Doresa Rexha, Shkumbin Istrefi, Arta Muçaj, Adriana Matoshi, Aurita Agushi, Çun Lajçi, Xhevat Qorraj, Bislim Muçaj, Armend Smajli, Adrian Morina, Eshref Durmishi, Andi Bajgora, Lum Veseli, Agron Shala, Basri Lushtaku, Ermal Sadiku, Qëndresa Jashari, Afrim Muçaj, Ema Koxha, e shumë të tjerë.
Seriali “Rrushe” do të fillojë transmetimin së shpejti në prime-time në Top Channel. Atë mund ta ndiqni edhe në platformën online gjirafaVideo.com
Shiko trailerin e serialit.