Film & Tv Gossip Sport

Seriali për jetën e Maradonas bëhet sebep për tensionin mes “Amazon” dhe Lazios!

Së fundmi ka “lindur” një tension mes gjigantit ‘Amazon’ dhe ekipit të futbollit të Seria A, Lazio. Tensioni ka lindur nga një serial i dedikuar gjeniut të futbollit ndërkombëtar, Diego Armando Maradona. “Maradona: Blessed Dream” është prodhimi i fundit i prodhuar enkas për platformën Amazon dhe përmbledh jetën e argjentinasit, triumfet në fushën e blertë dhe dështimet si njeri.

Por është pikërisht skena e parë ajo që ka tërbuar drejtuesit e Lazios, ndër to edhe Igli Taren. Skena tregon një moment, me sa duket fiktiv, kur argjentinasi mbledh shokët në fushë duke i mbajtur një fjalim para ndeshjes. Fjalët e Maradonës në film janë pikërisht këto:

Sot këto fashistët duan të na poshtërojnë. Na duan në gjunjë, në shtëpinë tonë dhe ne nuk do ta lejojmë këtë.

Termi ‘fashist’ ishte natyrisht i drejtuar ndaj Lazios, ekip që shpeshherë, edhe ditët e fundit, është akuzuar për tifozerinë që përqafoi idetë e ekstremit të djathtë. Por drejtuesit e Lazios nuk kanë reaguar mirë ndaj kësaj pjese, që sipas tyre ofendon ekipin, pa arsye.

I kemi kërkuar Amazon të presë këtë skenë, që ofendon ekipin dhe tifozët tanë me anë të një fjalie qesharake. Maradona në shumë raste ka treguar se ka qenë mik i Lazios, ka qenë në qendrën tonë sportive, ka kënduar edhe himnin tonë.

Rikujtojmë, se pak kohë më parë e dashura e të ndjerit, legjendës së futbollit Diego Maradona-s, Mavys Alvarez, rrëfeu një histori të trishtë me super yllin e futbollit që kishte ndodhur kur ajo ishte vetëm 16-vjeçe. Mavys theu heshtjen dhe tregoi se si ishte marrëdhënia e saj me Diego-n në atë periudhë.

Ajo tregoi momentin kur ai i dha asaj kokainë e po ashtu edhe për vështirësitë për të dalë nga varësia që krijoi. Vetëm disa muaj pas vdekjes së Diego-s ka ende shumë mistere që mbeten të pazgjidhura. Lufta për trashëgiminë e tij mes ish-gruas Claudia Villafane, fëmijëve të tij dhe atyre që po luftojnë për t’u njohur si anëtarë të familjes është bërë skena më e nxehtë.