Seriali televiziv “Harry Potter” po ecën përpara, me Warner Bros. Discovery tani synon të sjellë në vitin 2026 premierën e tij zyrtare. Data u njoftua nga CEO David Zaslav në një event të kompanisë. “Ne nuk kemi emocione lidhur me Harry Potter“,-tha ai, duke diskutuar strategjinë e WBD për ekskluzivitetin. “Filmi i fundit është bërë më shumë se 12 vjet më parë.”
Gjithashtu, Zaslav deklaroi se ai u takua vetëm disa javë më parë me J.J. K. Rowling, autoren e librave të famshëm, në Londër. “Isha në Londër disa javë më parë me Casey [kreu i HBO dhe Max, Casey Bloys] dhe Channing [drejtuesi i WBD TV Channing Dungey] dhe kaluam shumë kohë me J.J. K dhe ekipin e saj. Të dyja palët janë të lumtur për të rindezur këtë ekskluzivitet. Bisedat tona kanë qenë të shkëlqyera dhe nuk mund të ishim më të emocionuar për atë që do të vijë. Mezi presim të ndajmë një dekadë histori të reja me fansat në mbarë botën në Max.”
Zhvillimi i serialit filloi në vitin 2021. WBD tha se plani është që të zhvillohen sezone të bazuara në të gjithë librat “Harry Potter”, që përfshijnë 10 vjet. Rikujtojmë, se një botim i parë i një libri Harry Potter, i blerë nga një bibliotekë për vetëm disa cent, është shitur në ankand për 10,500£, ose më shumë se 12,000 euro. Pjesa e parë e serisë, “Harry Potter dhe Guri Filozofal”, është një nga 500 veprat që doli në ankand pas vdekjes së koleksionistit nga qyteti anglez Staffordshire në fillim të këtij viti. Sipas drejtuesit të ankandit Richard Winterton, çmimin më të lartë për librin e ka ofruar një blerës online nga Los Anxhelosi.