Sportistja e njohur Serena Williams së fundmi ka treguar se vajza e saj 4-vjeçare Olympia Ohanian mund të jetë një nga mrekullitë e ardhshme të muzikës në botë. Gjatë shfaqjes së saj në emisionin e ‘Jimmy Kimmel Live’, 40-vjeçarja Williams i shpjegoi Jimmy Kimmel se ndërkohë që Olympia pëlqen të luajë tenis, pasioni i saj për muzikën, veçanërisht të luajë në piano, e tejkalon dashurinë e saj që ajo ka për sportin.
Në lidhje me pasionet e vajzës së saj, lojtarja e njohur e tenisit në botë ka treguar se vajza e saj kur vjen puna për sportin ajo e pëlqen mjaftueshëm.
Ajo e pëlqen tenisin, por unë nuk e di. Sinqerisht, asaj i pëlqen të luajë piano. Ndoshta për arsyen se kur ajo ishte në barkun tim, unë luaja shumë muzikë piano.
Kur u pyet nëse Olimpia po merr mësime për piano, Williams vuri në dukje se po, duke shtuar gjthashtu se:
Ajo po më mëson mua! Nuk po bëj shaka. Unë kam një fëmijë Mozart, por sigurisht si çdo prind që mendon se ka një Beethoven të vogël apo çfarëdo tjetër.
Në muajin shtator, Williams tregoi aftësitë mbresëlënëse në fushën e muzikës së Olympias kur ajo ndau një video në rrjetin e saj social Instagram ku ajo merrte mësime pianoje nga vajza e saj. Në videon e ëmbël, nëna ulet pranë fëmijës së saj në piano, ndërsa Olympia e stërvit me durim se çfarë tastesh duhet që të shtypi në çdo moment.
Megjithatë, Olympia ka mësuar disa nga aftësitë e tenisit të nënës së saj në mes të pandemisë së vazhdueshme COVID-19 pasi kishin edhe më shumë kohë të lirë që të praktikoheshin. Në muajin prill, Williams i tha ‘PEOPLE’ se arsyeja kryesore që ajo e regjistroi vajzën e saj në mësimet e tenisit ishte për ta mbajtur atë të angazhuar ndërkohë që u përballëm me një mjedis të distancuar shoqëror.