Aktualitet Rajoni

Serbi, 13 viktima në Novi Sad pas shembjes së strehës në stacionin e trenit

Rritet bilanci i viktimave në Novi Sad, 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së pjeshme së strehës së stacionit të trenit ku ata po prisnin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, kur stacioni ishte i mbushur me pasagjerë të shumtë.

Ministri i Brendshëm në Serbi, Ivica Daçiç tha se grupet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të gjejnë dy persona të gjallë të cilët ndodhen nën rrënoja.

Mediat serbe njoftojnë për dhjetëra të plagosur, një prej të cilëve thuhet se ka humbur këmbët.

I pyetur se kush është përgjegjës për aksidentin, Daçiç tha se se tani vëmendja duhet të jetë në shpëtimin e njerëzve nga rrënoja.