Sport

Serbi-Angli, ndeshja me rrezikshmërinë më të lartë, forca sigurie shtesë dhe pa alkool për tifozët!

Rritet niveli i sigurisë në kuadër të Serbi-Angli, ndeshje debutuese e kombëtares së “Tre Luanëve” në Kampionatin Evropian të Futbollit, në Gjermani, të cilën policia vendase e vlerëson si takimin me rrezikshmërinë më të lartë të incidenteve në të gjithë turneun.

Alarmi ka të bëjë veçanërisht me mbërritjen e rreth “500 huliganëve serbë në kërkim të dhunës”, të pajisur me mjete të mundshme luftarake nga burime të policisë gjermane. Për ta përballuar precipitimin e mundshëm të situatës, autoritetet lokale kanë forcuar ndjeshëm mbikëqyrjen, duke njoftuar shtimin në terren të 1300 oficerëve të tjerë.

Ndër ultrasit më të frikshëm evropianë janë dy grupe të organizuara mbështetëse të dy klubeve të mëdha në Beograd, Partizan dhe Crvena Zvezda: përkatësisht të quajtur Grobari (Varrmihësit) dhe Delije (heronjtë). Në këtë ndeshje, që do të zhvillohet më 16 qershor, nuk do të lejohet shitja e alkoolit për tifozët.

Ju rikujtojmë se, Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri në fund. Së fundmi, sulmuesi beson se kundërshtare e Francës së tij në finale do të jetë Gjermania, e cila sipas Mbappe këtë Euro 2024, do të tregojë se është ringritur dhe se ka lënë pas periudhën e vështirë.

Gjermania është një skuadër shumë e mirë. Vetë si kombëtare ata kanë mentalitetin që ringrihen gjithmonë pas vështirësive. Gjermanët janë gjithmonë prezent kur kombëtarja ka nevojë dhe sakrifikojnë shumë. Mendoj se finalja e Europianit mund të jetë Gjermani-Francë.