Ylli i showbiz-it, Kim Kardashian, nuk dështon asnjëherë të jetë në qendër të vëmendjes nga portalet dhe mediat. Këtë herë ajo ka vendosur të risjellë përsëri skandalin e 14 viteve më parë, me të dashurin e saj të atëhershëm Ray J. Gjatë një episodi të “Keeping Up with the Kardashians”, ylli televiziv vuri në dukje sesa e rëndësishme ishte që ajo të fliste për atë video seksi, e cila u publikua në 2007-ën, pasi kjo gjë e ndihmon atë të ndihet më mirë.
Për ata që nuk e dinë, që vështirë se mund të ndodhë, në vitit 2002, Kim Kardashian dhe Ray J u filmuan duke kryer marrëdhënie seksuale. Sidoqoftë, video u publikua në vitin 2007. Padyshim, një video e tillë bëri bujë të madhe dhe 40-vjeçares iu desh ta përballonte me shumë vështirësi të gjithë këtë situatë.
Gjatë bisedës me motrën e saj, Kourtney Kardashian, e cila e pyeti pse pranoi të filmohej në atë moment, Kim u shpreh:
Sepse isha e eksituar dhe doja ta bëja. Mendoj se padyshim producentët donin shumë që unë të flisja. Ndonjëherë mendoja ‘OK, e di që tani duhet të merrem me këtë çështje. Dikush do më pyesë, kështu që duhet të eci përpara dhe të flas’. Në një farë mënyrë, spektakli na ka ndihmuar që të përballojmë shumë gjëra, në vend që t’i fshihnim. Në fund të ditës, unë kam qënë gjithmonë e hapur dhe e sinqertë dhe doja të ndaja çdo gjë që po kaloja. Nuk do të përmbahesha.
Së fundmi, Kim Kardashian do ta shohim në një projekt të ri, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim. Kim nuk ka nguruar as të shprehet mbi divorcin e saj nga Kanye West, dhe me sa duket, dramat në familjen Kardashian nuk kanë fund kurrë.