Mund të jeni të sëmurë dhe të mos e dini fare, por nëse vëreni një erë të çuditshme tnga goja, atëherë me organizmin tuaj diçka nuk është në rregull. Trupi prodhon aroma vërtet të përbëra, ndërsa disa prej tyre janë tepër intensive për hundën e njeriut. Kur sëmundja sulmon dhe ndryshon metabolizmin qelizor, në frymënxjerrje, urinë dhe djersë arrijnë shumë substanca kimike, të cilat shpërndahen shumë lehtë.
Laboratorët eksperimentalë tentojnë të zbulojnë mënyra për shfrytëzimin e sensorëve të gazrave në diagnostikim. Deri më tani kanë arritur të kuptojnë se si të zbulojnë disa sëmundje me anë të erës së gojës. Nga kanceri i mushkërive sot njerëzit sëmuren gjithnjë e më shumë dhe vështirë e luftojnë atë. Ndërsa nëse zbulohet në fazë të hershme, ekziston mundësi më e madhe për shërim.
Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se era e këtyre të sëmurëve është e ngjashme me atë të amoniakut ose peshkut, ndërsa arsyeja për këtë është substanca metilhidrazin. Ketoacidosis, i njohur gjithashtu edhe si kundërmimi me erë frute, është një mënyrë natyrale që tregon për probleme serioze diabetike në njerëz.
Era e keqe e gojës mund të jetë tregues gjithashtu se keni probleme me stomakun. Nëse filloni të keni erë të keqe të gojës, kundërmuese, është mirë që të shkoni tek mjeku për një kontroll. Veshkat largojnë mbeturinat nga gjaku ynë. Kështu që nëse ato dështojnë, trupi ynë nuk mund të pastrohet më nga helmet e veta. Kjo ndikon që helmet të lëshohen më pas përmes sistemit të frymëmarrjes.
Rikujtojmë, se një formë e re e imunoterapisë u zhvillua në formën e pastës së dhëmbëve që ekspozon trupin ndaj alergjenit në sasi të vogla dhe më vonë në sasi më të mëdha. Një pastë dhëmbësh e re është treguar të jetë një trajtim efektiv për mbrojtjen e të rriturve alergjikë ndaj kikirikut, duke u mundësuar atyre të tolerojnë sasi më të mëdha të proteinave të kikirikut. Pasta e dhëmbëve u krijua nga Intrommune, një kompani bioteknologjike me qendër në Nju-Jork.