Bota

Sëmundja virale “mpox”, OBSH vjen me një paralajmërim të rëndësishëm!

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se 135 milionë dollarë do të nevojiten për të luftuar sëmundjen virale mpox gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Kjo shifër nuk përfshin koston e 2 milionë dozave të vaksinës, sipas një dokumenti plani nga agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

”Paratë do të investohen kryesisht në teste diagnostikuese dhe kërkime”-theksoi OBSH. “Për më tepër, masat për të parandaluar transmetimin nga kafshët te njerëzit dhe për të përfshirë komunitetet në luftën kundër mpox duhet të financohen sa më parë”-shpjegoi OBSH.

OBSH kohët e fundit kishte shpallur nivelin më të lartë të alarmit për shkak të epidemive mpox në Afrikë dhe një variant të ri, potencialisht më të rrezikshëm. Sipas OBSH-së, më shumë se 18 000 raste të dyshuara me 575 vdekje janë regjistruar tashmë në Republikën Demokratike të Kongos këtë vit.

Ndryshimet klimatike që po ndodhin, ndikojnë në sjelljet e viruseve të cilët rrisin sëmundshmërinë në popullatë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përditësuar listën e patogjeneve që kanë rrezik të shtuar për të shkaktuar një pandemi të re në të ardhmen, që nga Ethet e Nilit Perëndimor të cilat kanë shtuar numrin e rasteve, por edhe mutacioni që ka pësuar Lija e majmuni e cila tanimë transmetohet nga njeriu tek njeriu nëpërmjet kontaktit të ngushtë apo prekjes së sendeve të infektuara dhe nuk shfaqet vetëm në Afrikë.

OBSH ka listuar 32 viruse dhe baktere ndërkohë që më parë ishin vlerësuar vetëm 9 të tilla. Në listën e re përfshihen patogjene si vibrioni i kolerës, disa bakterie të cilat kanë përqindje të lartë të rezistencës ndaj antibiotikëve si Klebsiella pneumoniane. Gjithashtu janë futur sëmundje të cilat transmetohen nga vektorë si ethet tropikale, chikungunya.

Në vëmendjen e OBSH rishfaqet edhe gripi i shpendëve, pasi me rënien e imunitetit ky virus mund të shkaktojë pandemi nëse nuk mbahet në kontroll. Këtyre u shtohen edhe kërcënimet që vijnë nga ebola, virusi zika dhe viruse të tjera që i përkasin familjes se Sars Cov 2 . Një komitet i përbërë nga 20 shkencëtarë të caktuar nga OBSH kanë analizuar më shumë 1600 patogjenë gjatë dy viteve të fundit për identifikimin e kërcënimeve të mundshme dhe që kërkojnë vëmendjen e qeverive në mënyrë që të mos gjenden të papërgatitur siç ndodhi me pandeminë e Covid-19.