Alzheimer mund të përhapet nga njeriu tek njeriu përmes incidenteve të rralla mjekësore, sipas një studimi në Mbretërinë e Bashkuar. Rastet u zbuluan tek disa persona që kishin marrë hormonin e rritjes nga gjëndrat e hipofizës së donatorëve që kishin ndërruar jetë. Këta donatorë kishin gjasa që të prekeshin nga sëmundja e Alzhaimerit. Personat që morën këto hormone kanë shfaqur shenja të Alzheimerit në një moshë më të hershme sesa ajo e zakonshmja dhe mjekët kanë kuptuar se kjo sëmundje mund të ishte transmetuar nga hormone që ishin të kontaminuara me proteina që mbështjellin trurin.
Mjekët thonë se sëmundja e Alzhaimerit nuk transmetohet nëpëmjet infeksioneve virale apo bakteriale megjithatë pacientët mund të preken nëse bëhet fjalë për transplant organesh. Në studim thuhet se këto janë raste të rralla që ndodhin nga incidente mjekësore. Studiuesit në Britani kanë treguar se mes viteve 2017-2022 gjetën 8 raste të simptomave të Alzhaimerit tek pacient që kishin marrë hormonin e rritjes në formë donacioni.
Në Mbretërinë e Bashkuar mes viteve 1959-1985 më shumë se 1848 pacientë kishin marrë hormonin e rritjes nga gjendrat e hipofizës të personave që kishin ndërruar jetë. Mjekët dhe studiuesit që morën pjesë në këtë studim kanë theksuar se nuk ka asnjë provë që Alzheimeri të transmetohet mes njerëzve përmes aktiviteteve të përditshme apo kujdesit rutinë që mund të tregoni ndaj personave të prekur nga kjo sëmundje.
Truri është organi më kompleks që kemi. Studimi i fundit u krye nga një ekip studiuesish nga Instituti Karolinska në Suedi, së bashku me shkencëtarë të tjerë nga qendra të ndryshme kërkimore në mbarë botën, të cilët hartuan për herë të parë të gjitha llojet e qelizave të pranishme në trurin e njeriut. Nga kjo hartë e re doli se ka më shumë se 3000 qeliza të trurit të njeriut, një numër shumë më i madh se sa pritej. Neuronet nuk janë të gjithë njësoj dhe shkencëtarët kanë kërkuar për secilin lloj, cilat funksione kryejnë, duke karakterizuar proteinat dhe për rrjedhojë gjenet aktive në çdo lloj qelize.
Deri më tani, ishte studiuar më së shumti korteksi cerebral, në të cilin ishin identifikuar “vetëm” rreth 100 lloje qelizash. Studimi i ri ka zgjeruar fushën e hetimit në të gjithë trurin me rreth 100 zona të studiuara. Kështu u kuptua se edhe zonat më arkaike nga ana evolucionare janë në realitet jashtëzakonisht komplekse. Harta gjithnjë e më e detajuar e trurit të njeriut do të shërbejë gjithashtu për të kuptuar më mirë se cilat qeliza janë më të prekura nga mutacionet specifike, që shkaktojnë sëmundje neurologjike si Alzheimer ose Parkinson.