Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.
Së fundmi Semi i ka befasuar të gjithë me ndryshimin e fundit dhe shumë të befasues në look-un e saj. Disa orë më parë bukuroshja ka postuar një foto të saj në Instastory, ku i ka pyetur ndjekësit e saj dhe u ka kërkuar mendimin e tyre nëse duhet ti presë flokët apo jo. Epo duket se ndjekësit e saj e kanë mbështetur për këtë ndryshim dhe vetëm pak më parë Semi ka postuar një foto me pamjen e re dhe duket se i shkon shumë.
Së fundmi Semi ka postuar në ‘Instagram’ disa foto të saj me disa trëndafila në duar dhe bukuroshja është treguar e kujdesshme për aludimet që mund të krijohen se kush mund t’ja ketë dhuruar lulet duke shkruar në foto se ia kishte blerë vetë vetes. Semi ka zbuluar gjithashtu se lulet e saj të preferuara nuk janë trëndafilat por lulediellit.