Selena Gomez, në një intervistë ekskluzive për numrin e tetorit të revistës Vanity Fair, ka hapur për herë të parë për sfidat e saj personale dhe shëndetësore lidhur me mundësinë për të pasur fëmijë. Këngëtarja dhe aktorja 32-vjeçare ka zbuluar se, për shkak të problemeve shëndetësore, ajo nuk ka mundësi të lindë fëmijë.
Nuk e kam thënë kurrë, por fatkeqësisht nuk mund të bëj fëmijë. Kam shumë probleme shëndetësore që do të rrezikonin jetën time dhe të fëmijës. Kjo është diçka që e vuajta për njëfarë kohe
– ka treguar Gomez në intervistën e saj me Vanity Fair. Ky deklarim vjen pas një periudhe të gjatë spekulimesh dhe pyetjesh rreth jetës së saj personale dhe shëndetit.
Megjithatë, Selena ka shprehur se është e hapur për mundësi të tjera si birësimi ose surrogacia.
Jam në rregull me këtë. Më duket një bekim që ka njerëz të mrekullueshëm që janë të gatshëm të bëjnë surrogaci ose birësim, të cilat janë të dyja mundësi të mëdha për mua
– ka shtuar ajo, duke theksuar se ka shumë dëshirë të bëhet nënë dhe është emocionuar për këtë rrugëtim të mundshëm.
Përveç kësaj, Gomez ka folur edhe për marrëdhënien e saj me producentin dhe këngëtarin Benny Blanco. Lidhja e tyre u konfirmua në dhjetor të vitit 2023, dhe Gomez e ka përshkruar atë si një “dritë” në jetën e saj.
Nuk më kanë dashur kurrë në këtë mënyrë. Ai ka qenë thjesht një dritë në jetën time. Ai është shoku im më i mirë dhe më pëlqen t’i tregoj gjithçka