Selena Gomez ka lënë të nënkuptohet se albumi i saj i ardhshëm mund të jetë i fundit për të pasi këngëtarja por konsideron të fokusohet më shumë tek aktrimi. Këngëtarja amerikane 31-vjeçe, u bë fillimisht e famshme si një aktore në “Disney Channel” para se të prezantohej si një këngëtare e muzikës pop, duke publikuar disa hite muzikore si “Hands to Myself”, “Rare” dhe “Bad Liar”.
Në 2020 ajo prezantoi një shfaqje gatimi, “Selena +Chef” dhe një vit më pas ajo mori vlerësime të shumta për rolin e saj kryesor në komedinë “Only Murders in the Building”, përkrah Steve Martin dhe Martin Short. Në një intervistë të dhënë së fundmi për podcasti “SmartLess”, Gomez ka shpjeguar se ajo dëshiron të fokusohet vetëm në një gjë.
E kam shijuar shumë muzikën dhe turnetë muzikore ishin vertetë shumë argëtuese. Por në të njëjtën kohë isha duke bërë shfaqjen time televizive dhe po më shijonte kështu që vijova ta bëja. Mendoj se do të publikoj edhe një album dhe më pas me shumë mundësi do zgjedh aktrimin.
Ndërkohë që drejtuesi i podcastit vlerësoi Gomez për talentin e saj në muzikë, duke i sugjeruar asaj se nuk kishte arsye pse të zgjidhte mes muzikës dhe aktrimit, Selena ka thënë:
Ke të drejtë por kam nevojë të shplodhem pasi ndihem e lodhur.
Ylli i muzikës pop Selena Gomez ka konfirmuar së fundmi se është në lidhje me producentin Benny Blanco, shokun dhe bashkëpunëtorin e ish-të dashurit të saj Justin Bieber. Ajo komentoi si fillim “Fakte” nën një postim postuar nga llogaria ‘Popfaction’ që thonte, “Selena Gomez mesa duket konfirmon që është në një lidhje”. Këngëtarja gjithashtu i bëri like fotografisë së ‘Popfaction’ me titull, “Selena Gomez thuhet se është në lidhje me producentin Benny Blanco”. Por kjo nuk është e gjitha.
Gomez ka zbuluar së fundmi se çfarë Blanco po sjell në marrëdhënien e tyre. Këngëtarja dhe aktorja foli për gjërat që i sheh si të domosdosshme në një marrëdhënie në një intervistë për ‘Vogue México y Latinoamérica’. Selena vuri në dukje se prioriteti i saj kryesor në një marrëdhënie është ruajtja e respektit për veten e saj, si dhe ofrimi i një hapësire për t’u diskutuar mbi ndjenjat.