Celebrities Gossip Showbiz

Selena Gomez e thotë troç: “Kam bërë botoks”!

Së fundmi ylli i muzikës pop Selena Gomez iu përgjigj një komentuesi që e akuzoi se kishte përdorur mbushës për faqet. Komentuesi kritikonte këngëtaren për pamjen e saj dhe i kërkonte të hiqte mbushësit e faqeve. Selena iu përgjigj dhe pranoi se ka bërë botoks. Ajo shkroi: “Hahahaha kam bërë botoks”. Kjo është hera e parë që këngëtarja flet hapur për ndërhyrjet në pamjen e saj.

 

 

Rikujtojmë, se Gomez ka konfirmuar se është në lidhje me producentin Benny Blanco, shokun dhe bashkëpunëtorin e ish-të dashurit të saj Justin Bieber. Ajo komentoi si fillim “Fakte” nën një postim postuar nga llogaria ‘Popfaction’ që thonte, “Selena Gomez mesa duket konfirmon që është në një lidhje”. Këngëtarja gjithashtu i bëri like fotografisë së ‘Popfaction’ me titull, “Selena Gomez thuhet se është në lidhje me producentin Benny Blanco”. Por kjo nuk është e gjitha.

Dyshja filloi të punonte së bashku më shumë se tetë vjet më parë. Benny ndihmoi në shkrimin dhe prodhimin e këngëve të Selena-s në Revival të vitit 2015 “Same Old Love” dhe “Kill Em With Kindness”, përpara se të merrte pjesë në këngën “I Can’t Get Enough” të këngëtares 2019 me Tainy dhe J Balvin. Së fundmi, ai bashkëpunoi me të në “Single Soon”, të cilin ajo e publikoi në gusht.

Blanco ka bërë emër në botën e muzikës. Ai ka punuar me disa nga emrat më të mëdhenj në vitet e fundit, duke përfshirë Ed Sheeran, Katy Perry, Kesha, Britney Spears, Rihanna, Kanye West, The Weeknd dhe Justin Bieber. Ai është përpjekur të përfshihet në botën e gastronomisë sepse e do shumë atë. Nga kjo lëvizje duket qartë se ai është një adhurues i madh i gjithçkaje që ka të bëjë me gatimin. Ai madje ka një libër gatimi ‘Open Wide: A Cookbook for Friends’.