Ylli i muzikës pop Selena Gomez do të luajë Linda Ronstadt në një film biografik të ardhshëm, siç raporton Variety. Këngëtarja dhe ylli i “Only Murders in the Building” postoi në InstaStory një foto të kujtimeve të Ronstadt “Simple Dreams” të vitit 2013 dhe fansat menjëherë nisën të spekulojnë. Biografia muzikore është aktualisht në realizim, me producentë duke përfshirë menaxherin e Ronstadt, John Boylan dhe James Keach, i cili prodhoi dokumentarin e vitit 2019 “Linda Ronstadt: “The Sound of My Voice”.
Deri më tani, asnjë aktor tjetër nuk është shpallur. Ronstadt është një legjendë e muzikës ‘country’, rock ‘n’ roll dhe latine, me albumet e saj të viteve 1970 “Heart Like a Wheel” dhe “Simple Dreams”. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka fituar 11 ‘Grammy’ dhe është nderuar si nga ‘Akademia e Regjistrimit’ ashtu edhe nga ‘Akademia Latine e Regjistrimit’ me çmimet e ‘Arritjes së Jetës’.
Ronstadt dhe Gomez janë të dyja me origjinë meksikane. Kjo e fundit është nominuar dy herë për ‘Golden Globe’ për performancën e saj në “Only Murders in the Building” të Hulu, ku luan së bashku me Steve Martin dhe Martin Short. Gomez ‘shpërtheu’ si aktore në “Wizards of Waverly Place” të Disney dhe arriti sukses si artiste muzikore me hite si “Lose You to Love Me” dhe “Love You Like a Love Song”.
Rikujtojmë, se së fundmi kanë qarkulluar lajme se Selena ka qenë duke bërë thashetheme për Kylie Jenner pas një takimi në Golden Globes që u bë virale mes Gomez, Taylor Swift dhe Keleigh Sperry. Treshja ishin ulur së bashku në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe dukej se po flisnin për shumë tema të ndryshme, duke përfshirë Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner, pak pasi Swift u bë subjekt i një shakaje nga prezantuesi Jo Koy. Një fans dyshoi se këngëtarja e “Come and Get It” kishte kërkuar një foto me Chalamet dhe partnerja e tij Kylie nuk kishte pranuar.