Selena Gomez u pa duke u kapur për dore me Drew Taggart në New York City të shtunën, dy ditë pasi mohoi thashethemet se ata ishin në lidhje. Këngëtarja e këngës “The Good for You”, 30 vjeçe dhe muzikanti i Chainsmokers, 33 vjeç, shijuan një darkë romantike në “Torrisi Bar & Restaurant” në Soho përpara se të largoheshin me duart e tyre të kapura së bashku, sipas portalit “Us Weekly”.
Pavarësisht se këngëtarja tha se ishte “single” në një postim të fshirë në Instagram Story në fillim të kësaj jave, të dy u dukën të ishin shumë të dashuruar teksa darkonin në restorant. Gomez shkroi pak ditë më parë bashkë me hashtagun “#iamsingle”:
Më pëlqen shumë të jem vetëm.
Ylli i “Only Murders in the Building”, 30 vjeçe dhe Drew Taggart u fotografuan nga paparacët teksa po mbanin njëri-tjetrin për dore. Gomez ishte veshur tërësisht me të zeza, me xhaketë sportive, pantallona dhe këpucë me platformë. Ndërkohë, Taggart kishte zgjedhur një veshje më të veçantë me xhinse të zbukuruara me flutura, atlete dhe një xhaketë mbi një hoodie me kapuç. “Page Six” ka kontaktuar përfaqësuesit e Gomez dhe Taggart për komente të mëtejshme.
Dalja vjen vetëm disa ditë pasi të dy u panë në një takim bowling në “The Gutter” në Brooklyn, ku një ‘spiun’ i tha portalit “Page Six” se ata ‘po dilnin si adoleshentë të dashuruar’ dhe nuk u kushtonin vëmendje shikuesve. Siç është raportuar më parë, një burim i tha “Us Weekly” në fillim të këtij muaji se Gomez dhe Taggart po takoheshin në një mënyrë shumë rastësore. Burimi shtoi:
Ata nuk po përpiqen të fshehin romancën e tyre duke u futur fshehurazi nëpër klube vetëm për anëtarët. Ata janë shumë të dashur dhe argëtohen shumë së bashku.