Celebrities Gossip Showbiz

Selena Gomez bëhet virale, përmend Diddy-n në eventin e bamirësisë!

Këngëtarja e famshme, Selena Gomez, ka bërë një gafë gjatë një fjalimi në eventin e saj të bamirësisë në Los Angeles, të enjten mbrëma. Lapsusi kishte të bënte me reperin e famshëm, Diddy.

32-vjeçarja iu drejtua misionit të bamirësisë së saj, për të ndihmuar në parandalimin e vetëvrasjes midis të rinjve. E teksa ishte duke prezantuar në skenë drejtorin ekzekutiv të Didi Hirsch, ajo e thirri rastësisht “Diddy” sepse emrat janë të ngjashëm. Turma e kuptoi gabimin e këngëtares së famshme dhe shpërtheu menjëherë në të qeshura.

Me të vërtetë më vjen keq”, tha Selena Gomez duke e kaluar me një buzëqeshje.

Në një ngjarje të kaluar, Selena Gomez u pa duke bërë një dalje magjepsëse nga një festë e organizuar nga Diddy. Sipas raportimeve nga Getty Images, ajo u pa duke u larguar nga VMA’s After Party më 13 shtator 2023 në Nju Jork, e veshur me një mini fustan ngjyrë vjollce, pa rripa dhe e kompletuar me një xhaketë të zezë të madhe.