Aktualitet

Sekuestrohen 7 pasuri të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj, i kalojnë shtetit!

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK-u kërkoi 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, i cili akuzohet për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë.

SPAK-u kërkon shpalljen fajtor të Guxim Zenelajt dhe dënimin e tij me 12 muaj heqje lirie e që do të konvertohet në 24 muaj shërbim prove. Paralelisht me këtë gjykim, në GJKKO po vijon dhe diskutimi mbi pasuritë e sekuestruara të Zenelajt, për të cilat shkalla e parë ka vendosur konfiskimin, por çështja është dërguar në Gjykatën e Apelit nga vetë i pandehuri.

Pasuritë e tij janë tokë në Porto Palermo, Himarë-Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²; bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë; bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë; njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë; apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë; apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë dhe apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë.

Pasuritë e sekuestruara:

Pasuria me nr. 674, ZK.1952, Tokë në Porto Palermo, Himarë-Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²;
Pasuri e ndodhur, në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B9, vol.29, faqe 163, bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B10, vol.29, faqe 164, bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-N1, vol.29, faqe 186, njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-10, vol.29, faqe 196, apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-18, vol.29, faqe 204, apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-55, vol.29, faqe 241, apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë;