Aktualitet

Sekuestrohen 7 pako kokainë në Portin Durrës/Dy në pranga!

Një ngarkesë prej 7 kg kokainë u gjet e fshehur në një furgon në portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte paketuar në qese vakumi për të mos u nuhatur nga qentë anti-drogë. Deri tani, në prangat e policisë kanë rënë dy persona 38 dhe 39 vjeç e vjojnë hetimet për të implikuar të tjerë në këtë rrjet trafiku.

Kokaina u gjet në një furgon mallrash dhe i përket një kompanie që rezulton e regjistruar në Angli e për këtë është kërkuar bashkëpunimi me homologët britanikë. Furgoni kryente rrugë të vazhdueshme në itenerarin Shqipëri-Itali-Angli dhe përgjithesisht bënte dërgesa produktesh të ndryshme.

Në prangat e policisë deri më tani kanë rënë dy persona, konkretisht shtetasi me inicialet A.D., 38 vjeç dhe M.C., 39 vjeç, ndërkohë që po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë në këtë rrjet trafiku.

Kokaina u zbulua brenda fundit të dyfishtë të krijuar enkas në furgon, poshtë sediljes së shoferit. Po ashtu, jepen edhe emrat e të arrestuarve e që janë shtetasit Arjan Doçi e Mentor Çuni.