Aktualitet

Sekuestrohen 1 mln paund në Portin e Durrësit, furgoni vinte nga Anglia!

Sekuestrohen në Portin e Durrësit 1 milionë  paund cash, në një furgon që vinte nga Anglia. Ende nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes ndërsa policia është duke kryer veprime hetimore për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Nga detaje të tjera rreth ngjarjes mësohet se shoferi i ndaluar është Jetmir Ismaili, i cili po merret në pyetje nga policia.

Furgoni ka ardhur për herë të tretë në Shqipëri. Kompania e tij funksionon për transportin e mallrave Angli- Shqipëri. Furgoni ka ardhur për herë të tretë në vendin tonë. Aktualisht paratë ende nuk janë numëruar të gjitha po flitet për një shifër mbi një mln paund. Furgoni funksiononte si një postë private. Ai mblidhte nga qytete të ndryshme të Anglisë pako dhe i sjell në Shqipëri.