Shikuesit televizivë kanë mbetur të tmerruar pasi një skenë seksuale u shfaq në ekranet e tyre, teksa shikonin “House of the Dragon”. Në episodin e fundit të spinoff-it të “Game of Thrones” të HBO-së, shikuesit u shokuan kur panë një nga personazhet duke kryer seks oral me një tjetër.
Incidenti ndodhi teksa Mbreti Aegon II Targaryen, i cili interpretohet nga Tom Glynn-Carney, i çoi ushtarët e Team Green në një bordello pasi ata shijuan një mbrëmje me alkool. Skena e pa atë duke shqyer perdet për të ekspozuar aktet e ndryshme seksuale që po kryheshin, me njërën prej tyre duke i lënë shikuesit të tmerruar.
Pas episodit të fundit, fansat vërshuan në rrjetet sociale për të shprehur tronditjen e tyre. Fansat ishin aq të befasuar nga ai incident saqë dhanë komentet e tyre në rrjetet sociale.
Një person tha: “HBO duke u siguruar që skenarët të kenë mjaft skena bordelloje në to, për t’u kujtuar njerëzve se në fakt po shikojnë HBO”. Një person tjetër tha: “Uau ai akt seksual ishte shumë në fytyrën tuaj. Prisja të shihja seks, por nuk llogarisja këtë. Seriali nuk pushon kurrë së më mahnituri”.
Seriali “Game of Thrones” mund të ketë përfunduar pesë vjet më parë, por jo ngjarjet të cilat pasqyrohen në librat e George R. R Martin. Menjëherë pas premierës së sezonit të dytë të “House of the Dragon”, HBO njoftoi se një seri tjetër e lidhur me “Game of Thrones” është duke u zhvilluar.
Siç ka njoftuar HBO, xhirimet për serinë “A Knight of the Seven Kingdoms” tashmë kanë filluar në Belfast në Irlandën e Veriut. Ajo se çfarë është me të vërtetë emocionuese është se kjo seri do të tregojë ngjarjet e 100 vjet përpara atyre që kemi parë në “Game of Thrones”.