Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Bëri seks brenda “Big Brother Vip“, volejbollistja e famshme vazhdon të çmendi rrjetin me fotot e saj…

Key Alves, vetëm disa muaj më parë, ishte pjesë e “Big Brother VIP” në Brazil, duke qënë një prej personazheve më të komentuara në këtë “reality show”. Volejbollistja madje përfundoi edhe në faqet e kronikave rozë teksa bëri seks brenda shtëpisë së Big Brother. Në fakt, ishte po vetë ajo që e pranoi se ka kryer marrëdhënie seksuale brenda Big Brother Vip. Pas eleminimit të saj, në intervistën e dhënë për emisionin Bate – Papo BBB, teksa po shikonte pamjet e saj në shtëpinë e Big Brother, ajo komentoi:

E kisha kursyer veten për të mos ta parë këtë moment. Babai im do të jetë çmendur, njerëz! 

E pyetur më pas nga moderatoret nëse ajo ka kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë së Big Brother, Key pohoi duke thënë:

Po, bëra seks teksa isha kthyer anash në krevat!

Nga ana tjetër, Key Alves është një nga figurat më të rëndësishme në sportin brazilian dhe në volejbollin e femrave. Alves mund të konsiderohet volejbollistja më e famshme në botë, ku numëron 13.6 milion ndjekës në Instagramin e saj. Ajo është mjaft e ndjekur gjithashtu edhe në profilin e saj në OnlyFans, ku abonimi për të parë përmbajtjen e saj është rreth 14 dollarë. Key vijon të mbetet në qendër të vëmendjes, tashmë në rrjetet sociale, teksa vazhdon të shfaqet me postime provokuese.

Rikujtojmë se një nga deklaratat e saj më të bujshme brenda Big Brother Vip, ishte ajo për yllin brazilian të futbollit, Neymar. Sipas Alves, Neymar i kishte kërkuar për të kaluar një natë “të nxehtë“ volejbollistes dhe motrës së saj binjake. Fillimisht futbollisti i kishte shkruar një mesazh në Instagram, motrës së volejbollistes, Keyt Alves, dhe më pas edhe po vetë volejbollistes. Bëhet fjalë që kjo situatë të ketë ndodhur kur Neymar luante ende me ekipin e Paris Saint Germain në kampionatin francez. Sipas volejbollistes, ajo i kishte thënë Neymarit se e kishte keqkuptuar të gjithë situatën me dy motrat binjake.