Botë e Çuditshme

Sekreti si të dalloni një “falje të pasinqertë”

Kujtojmë shprehjen “Gjithmonë fal, por kurrë mos harro” ndoshta kjo është një ndër arsyet pse shumë falje nuk janë me zemër apo të sinqerta.

Ka shumë mënyra në të cilat ne shpesh dëgjojmë ose ofrojmë falje. Ne kemi mësuar të kërkojmë falje kur pranojmë se kemi qenë të padrejtë ndaj të tjerëve ose kur ndiejmë se padashur kemi bërë që dikush të vuajë.

A mund të pendohemi vërtet për veprimet tona dhe, nëse po, si mund t’i tregojmë personit tjetër nëse falja jonë është e ndershme?

Më poshtë do të njiheni me disa sekrete që ju ndihmojnë të dalloni nëse një falje është e sinqertë apo e rreme.

Falja në formën e një shpërblimi

Së pari, ne duhet të bëjmë dallimin midis llojit të faljes që është e përzemërt dhe llojit të faljes që i ngjan më shumë një shpërblimi ose shpagimi sesa keqardhjeje të sinqertë. Një falje e pasinqertë mund të shfaqet në formën e luleve, bizhuterive, udhëtimeve dhe përkëdheljeve. Në këtë mënyrë, marrësja e gjërave të mësipërme duket sikur po merr një shpërblim në vend që të marrë dashuri dhe mirëkuptim.

Falja në mënyrë dramatike

Ndonjëherë një falje shprehet në një mënyrë dramatike, dhe ajo vjen si një përpjekje e dëshpëruar për t’u ndjerë e pranuar në vend që të jetë vërtet e sinqertë. Një falje dramatike zakonisht vjen në formën e të qarit, të lypurit dhe në raste ekstreme, vjen si një kërcënim për të dëmtuar veten, për të siguruar që falja dhe pranimi nga pala tjetër të jepet. Rezultati është që në raste të tilla, ne priremi të falim sepse na vjen keq për atë person dhe duam të tregojmë pendimin tonë ndaj vuajtjeve të tyre.

Falja në formën e fajësimit

Hedhja e fajit zakonisht vërehet në rastet kur dikush kërkon falje, por duke e mbrojtur veten, krenarinë dhe integritetin e saj, ndonjëherë njerëzit priren ta hedhin fajin tek personi që pret të dëgjojë faljen. Por kjo, përsëri, është një demonstrim i dështimit të dikujt për të pranuar gabimet e tij sesa një falje e sinqertë.

Falja e sinqertë

Një falje e sinqertë fillon duke i shprehur personit të cilit i drejtohet falja një përshkrim të detajuar të asaj se çfarë ndjesish aspak të mira veprimet tuaja i kanë shkaktuar. Gjithashtu shprehni gatishmërinë për të bërë atë që është e mundur për t’i ndrequr gjërat, dhe ofroni garancinë tuaj se një situatë e tillë nuk do të përsëritet dhe jepini kohën që i duhet personit tjetër për ta pranuar faljen tuaj.