Modelja e njohur Kendall Jenner ka pranuar se ajo e ndryshon shumë shpesh rutinën e saj të kujdesit për fytyrën, në përputhje me nevojat e lëkurës së saj. Duke pasur parasysh se ajo flet pa hezitim për lëkurën e saj problematike, Kendall kohë më parë ka vendosur të ndajë me të gjithë ndjekësit e saj maskën e fytyrës që bën vetë në shtëpi.
Trajtimi që Kendall beson se i ka ndryshuar lëkurën dhe i ka sjellë shumë përfitime është një maskë e thjeshtë me avokado, të cilën mund ta përgatisni vetë në kuzhinën tuaj. Sipas Kendall, maska bëhet shumë lehtë dhe hidraton në mënyrë të përsosur lëkurën dhe e bën atë të shkëlqyeshme dhe të shëndetshme. Gjithçka që ju nevojitet për këtë maskë janë përbërësit e mëposhtëm:
- ½ avokado
- 2 lugë bollgur
- 1 lugë mjaltë
- 3 pika vaj livando
Avokadon duhet ta shtypni me pirun dhe më pas të shtoni përbërësit e tjerë dhe t’i përzieni të gjitha bashkë. E vendosni maskën në fytyrë që të veprojë për 20 minuta dhe më pas e lani me ujë të vakët, përfundoi Kendall.
Avokado përmban një sasi të madhe të vitaminave A, C, K, E dhe B, të cilat mbrojnë lëkurën nga rrezet e diellit dhe riparojnë pasojat e tij. Acidet yndyrore të avokados ushqejnë lëkurën dhe e bëjnë atë të lëmuar.
Rikujtojmë se, Kendall pranoi në një intervistë të fundit se ajo ndihet nën presion nga mamaja e saj si dhe motra e saj më e vogël, Kylie Jenner për të pasur një fëmijë së shpejti.
Mami më dërgon shpesh mesazhe dhe thotë: “Mendoj se ka ardhur koha” dhe unë i them:“A nuk jam unë ajo që e vendos?! “Thjesht po ta rikujtoj në mënyrë miqësore!”-më thotë ajo.