I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë shefi i kuzhinës Mattia Matias, i cili pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Itali. Ai ka zbuluar disa detaje mjaft interesante nga profesioni i tij, si dhe për personazhet e famshme për të cilët ai ka gatuar…
Çfarë e frymëzon një kuzhinier?
Shumë gjëra, sepse kuzhina nuk është vetëm e ngrënë, është ekonomi, është art, është shëndet mental dhe fizike, është shkencë, është kimi. Por frymëzimi i parë është se si ti e ke perceptimin e një kuzhine. Gjëja e parë që për mua është shumë e rëndësishme, është që duhet të nisesh nga tradita. Tradita është gjëja më e rëndësishme, është baza, rrënjët e çdo kuzhine, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. 90% e një recete bazohet vetëm tek kualiteti i ushqimit, 10% është teknikë. Kështu që arrin vetë ta nxjerrësh një pjatë shumë të bukur, sepse je i dashuruar me ingridientët më të mirë, me cilësinë më të mirë dhe vjen automatikisht vetë.