Këngëtarja e njohur Dolly Parton ka ndarë së fundmi rutinën e saj të bukurisë. Këngëtarja ka treguar për ‘New York Post’ se ngrihet shumë para agimit, e etur për të shfrytëzuar sa më shumë mëngjesin. Parton në një intervistë të fundit zbuloi se:
Unë shkoj në shtrat shumë herët, por edhe nëse bie vonë, është thjesht si një orë e vogël brenda meje që thotë: ‘Është ora 3’!
Dolly këmbënguli se ajo nuk ndihet kurrë e lodhur.
Unë nuk kam nevojë për aq gjumë sa shumë njerëz të tjerë. Ky është një tipar i familjes Parton.
Më pas këngëtarja e hitit “Jolene” pranoi nuk ka shumë produkte të shtrenjta për kujdesin e lëkurës, duke thënë se artikujt më të lirë janë gjithçka që i nevojiten për të përballuar.
Unë nuk bëj ndonjë ritual të madh me lëkurën time dhe nuk mendoj se duhet të paguash shumë para për të pasur produkte të mira. Shumica e produkteve që kushtojnë më pak janë po aq të mira dhe ndonjëherë më të mira se ato që kushtojnë një pasuri.
Kur u pyet për pamjen e saj sfiduese ndaj moshës, 76-vjeçarja tha se:
Unë nuk kam të njëjtat probleme që kanë gratë e moshës sime, sepse nuk jam ‘pjekur’ kurrë në diell. Do ta kisha bërë nëse do të kisha mundur të merrja ngjyrë, por nuk munda, kështu që tani jam e lumtur!
Vitin e kaluar, Dolly habiti fansat kur zbuloi se flinte me fytyrë të grimuar në rast të një fatkeqësie natyrore.
Zakonisht përpiqem ta mbaj grimin gjatë natës, sepse kurrë nuk e di nëse do të ketë një tërmet, një tornado apo një stuhi dhe do të më duhet të dalë në mes të natës.
Nga të kënduarit te aktrimi, nga shkrimi i këngëve te shkrimi i librave dhe nga fillimi i programit të saj për të ndihmuar në financimin e një vaksine kundër koronavirusit, Dolly Parton ka provuar prej kohësh se nuk ka asgjë që ajo nuk mund të bëjë. Dhe, siç rezulton, ajo mund t’i bëjë ato më mirë se çdokush tjetër.